Basha pas takimit me Di Maio-n: Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet e fortë

schedule17:19 - 21 Nëntor, 2020

schedule 17:19 - 21 Nëntor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se Italia dhe Shqipëria do të konsolidojnë më tej marrëdhëniet mes tyre.

Basha shkruan se në takimit e zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio , ky i fundin e siguroi për mbështetje në sigurimin e vaksinës anticovid.

Gjithashtu Basha thekson se pjesë e bisedës në këtë takim ishin edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Statusi:

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare.

Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë./abcnews.al/