Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter Basha ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim, ku thekson se e ka njohur ambasadoren me planin e PD-së dhe nevojën për mbështetjen e SHBA në këtë rrugëtim.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kunder krimit dhe korrupsionit,” shkruan Basha.
LEXO EDHE: Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë
Ndërkohë më herët diplomatja amerikane në një postim në rrjetin social Twitter shkruante se SHBA në zgjedhjet e 25 prillit ka pritshmëri për kandidatë të pastër nga ta gjitha partitë.
Great pleasure to meet today with @USAmbAlbania Yuri Kim. I shared with her the @pdshqiperi plan for ?? and the need for American support and strong ????cooperation, to increase economic development, attract ?? investments and strengthen the fight against crime and corruption. https://t.co/Kpzohmmb5R
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 25, 2021