Pas ndërprerjes së seancës për 20 minuta me kërkesë të Gramoz Rucit, kryetari i PD ka folur për gazetarët nga oborri i kuvendit. Basha ka ka deklaruar se si kurrë në 27 vjet, opozitës po i hiqet e drejta e fjalës.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha jashtë sallë së Parlamentit reagoi pas përjashtimit të Spahos nga seanca e parlamentit. Sipas tij Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së kryetarit të grupit, Edmond Spaho.
“Duke marrë shkas nga shkelja e rendë e ligjit për ekstradimin e Nezar Seitit, me urdher të kryeministrit, zoti Spaho do të kërkonte praninë në sallë të Edi Rames. Ndërprerja brutale e fjalës së kryetarit të grupit PD solli reagimin e grupit të opozitë”-dekalroi Basha.
Ai tha se opozita nuk do të pranojë kurrë që t’i mbyllet goja. Sipas tij mafia në pushtet e ekstradoi Nezar Seitin, duke shkelur të gjitha ligjet me një qëllim për të mbrojtur Tahirin.
“Mafia në pushtet e ekstradoi Nezar Seitin, duke shkelur të gjitha ligjet me një qëllim për të mbrojtur Tahirin dhe kupolën mafioze në pushtet. Kërkoi praninë e Edi Ramës për t’u përallur, por shumë më i rëndë është ky skandal. Janë bërë të gjithë bashkë në këtë komplot e konspiracion në momentin që ky pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, ky nuk është një parlament, ky është pengesa për avancimin e shqiptarëvve në BE.
Më 27 janar shqiptarët vranë frikën për të marrë në dorë fatin e tyre”- deklaroi jashtë sallës së Parlamentit Basha./abcnews.al