Basha paralajmëron: Do t’i vë minat kullave që do ngrihen mbi teatrin

schedule15:14 - 20 Korrik, 2018

schedule 15:14 - 20 Korrik, 2018

I sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara, kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me median lidhur me ligjin e miratuar për shembjen dhe ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, ashpërsoi tonet.

“Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publik, do i përgjigjemi me luftë totale, për të parandaluar që fati i teatrit të trokasë në pronën e tyre. Jam i sigurt që populli do bëj atë që duhet për të mbajtur gjallë pemën e lirisë”.

“Pema e lirisë duhet ujitur herë pas here me gjakun e patriotëve dhe tiranëve”, thotë shprehja e Tomas Jefferson. Ndërsa qëndrimin e radikalizuar Lulzim Basha e vijoi me paralajmërime.

“Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurt që do jua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Një paralajmërim të qartë Fusha shpk. Nuk ka shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entitet tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të ligjit do ju sekuestrojmë çdo metër katror dhe qindarkë euro”.

Një të tillë edhe arkitektit të projektit.

“Kam paralajmëruar Bjarke Ingalson se do shpallet non grata nga qytetarët, komuniteti dhe opozita”.

Pasi shpjegoi teorinë e përpilimit të një ligji, juristi në krye të Partisë Demokratike, në mungesën e parimit të universalitetit në ligjin për Teatrin Kombëtar shpreh ende habi, por këtë në drejtim të kujt vëzhgon.

“Unë akoma habitem veç nëse janë me pushime, si nuk kemi asnjë reagim nga KiE, OSBE apo BE. Shkelja e kësaj norme elementare është shkelmim i parimit të shtetit të së drejtës”.

Prioriteti numër një në drejtim të zhbërjes së ksaj për opozitën është ndarja e qeverisë nga krimi.

“Kryeministri dhe ministra të ndarë nga krimi është minimumi. Nuk ka dhe s’do ketë asnjë pakt me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të lidhur me krimin”.

Në funksion të kësaj opozita do të ofrojë platformën dhe vizionin e saj për të dalë nga ajo që Lulzim Basha quan krizë të trefishtë, ekonomike, politike dhe morale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!