Teksa vetëm 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha me anë të një postimi në rrjet sociale shkruan se arsyet që kanë nxitur largimin e të rinjve nga vendi, janë papunësia dhe korrupsioni, e për këtë, fajëson qeverinë e këtyre tetë viteve.
Kryedemokrati Basha, ka publikuar në “InstaStory”, atë që ai e quan një nga 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama.
“6 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cilët janë faktorët kryesor që nxisin largimin e të rinjve? Përgjigja: Papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga të rinjtë si faktorët kryesorë që nxisin rininë të largohet nga vendi”, shkruan Basha. E.L/abcnews.al/