Basha: Opozita bën thirrje për hapjen e negociatave

schedule09:40 - 17 Prill, 2018

schedule 09:40 - 17 Prill, 2018

Kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti thirrjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe rëndësinë e lobimit në këtë drejtim. Apeli u bë mëngjesin e sotëm nga Berlini, para fillimit të mbledhjes së përbashkët me anëtarët e komisionit për çështjet europiane dhe punët e jashtme të Bundestagut.

“Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision se nga njëra anë problemet reale në Shqipëri, të cilat ekzistojnë dhe këta kanë raportimet e tyre objektive dhe konkrete edhe nga agjencitë ligjzbatuese dhe nga agjencitë gjermane e të tjera, por që këto probleme të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe që opozita është e bashkuar në këtë thirrje edhe si një mjet shtesë monitorimi dhe për të mundësuar zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe çështje si reforma e administratës publike dhe ajo zgjedhore”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!