Basha nuk flet për “topin”: Është bërë progres, opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë

schedule22:29 - 3 Qershor, 2020

schedule 22:29 - 3 Qershor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim se tashmë topi për ecurinë e procesit të integrimit është në fushën e tij.

Në një dalje për mediat në selinë blu, ku prej të paktën tre orësh po qëndronte me anëtarët e Këshillit Politik nga opozita jashtë parlamentare, Basha tha se është bërë progres dhe ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët se opzozita e bashkuar do bëjë gjithçka për votën e lirë të shqiptarëve”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!