Basha nga Rrogozhina: Fermerët luftojnë me mbijetesën, pandemia e bën situatën më kritike

schedule17:40 - 27 Maj, 2020

schedule 17:40 - 27 Maj, 2020

Fermerët shqiptarë po luftojnë për mbijetesë. Kështu shprehet kreu i Partisë Demokratike në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Basha u ka bërë një vizitë fermerëve në Lekaj të Rrogozhinës dhe shprehet se “mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor.”

Kryedemokrati shprehet se në Lekaj takoi fermerë që punojnë në kushte të vështira, me borxhe për të siguruar ushqimin për familjet.

“Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe,” shton më tej në postim Basha.

Postimi i plotë:

Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën.

Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.

Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.

Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.

Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe.

Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës /abcnews.al/