Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Paskuqani ku po zhvillon një takim me banorë të zonës është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje. Kreu u demokratëve u premtoi banorëve se ai do të jetë përkrah tyre dhe ndër të tjera tha se do heqë taksën e “Rrugës së Kombit”
“ Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 leke, uljen e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët”.
E pasi takoi një grua të divorcuar me një fëmijë, e cila u shpreh se i është refuzuar ndihma ekonomike, edhe pse nuk ka të ardhura të tjera, Lulzim Basha u shpreh se në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan.
“Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Paskuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin. Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars”, tha Basha./abcnews.al