Basha nga Durrësi: Largimi i Ramës kusht i panegociueshëm

schedule20:00 - 22 Maj, 2019

schedule 20:00 - 22 Maj, 2019

 

Kryeopozitari Lulzim Basha i  përgjigjet ftesës për dialog të kryeministrit Edi Rama nga Durrësi. Rreth dy orë pas letres së hapur që i drejtoi, Basha i thotë se ai nuk do të kthehet pas.

Largimi Edi Rames është i panegociushëm, hapi që do i hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës”                                                                           

Kryetari i Partisë Demokratike përjashtoi mundësinë e një kompromisi me kryeministrin Edi Rama.

“E kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik nuk luajmë me porta të vogla, nuk e njohim  dhe se  pranojme ate loje ne nuk pranojme teater me interest e shqiptarëve”.

Beteja  e nisur tha Basha do të shkojë deri në fund edhe se sipas tij zgjedhjet e 30 vijnë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Basha akuzoi si të lidhur me krimin kandidatë të cilët do të garojnë në siglën e socialisteve.

“Na propozon zgjedhje ku kriminel me damke si artur bushi e termet peci rikandikojne kur ne fakt dekriminalizimi duhe ti kishte cuar para drejtësisë”.

Nga Durrësi i dërgoi një mesazh dhe kryebashkiakut Vangjush Dako.

“E gënjen mendja se do ti shpëtojë drejtësisë duke bërë paktin me Ramën dhe duke mbajtur në këmbë prokurorinë e kapur dhe të shitur. Jo Vangjush Dako, Rama të gënjen, fundi është siç të kam paralajmëruar”

Dako sipas Bashës nuk është i vetmi që ka hesape me drejtësinë.

“Na propozon Taulant Ballën e Gjiknurin si rojtar të zgjedhjeve, dy njerëz që po të hetoheshin sic do të hetohen 339 dhe 384 po kështu do të jenë para togave të zeza të drejtësisë. Me urdhër të Rames Taulant balla dhe Damian Gjiknuri kanë ushtruar presion mbi 4 anëtarët e KQZ që mos të regjistrojnë përfaqësuesit e opozitës në KZAZ. gjithçka është e dorëzuar me tablatet tek partnerët ndërkombëtarë”

Nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen ashtu siç kryeministri ka deklaruar , kryetari i Partisë Demokratike përsëriti paralajmërimin e tij.

Më 30 qershor zgjedhje false, zgjedhje me krimin nuk do të ketë ndryshe perballje në çdo qendër votimi e kuti votimi”

Gjithashtu kryetari i  Partisë Demokratike ftoi durrsaket ti bashkohen protestës së opozitës më 25 maj në Tiranë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!