Në ditën e 68 të protestës së banorëve të Unazës së re, kryetari i PD Lulzim Basha që ishte pranë tyre nënvizoi investigimin e fundit të Zërit të Amerikës sipas të cilit institucionet shqiptare kanë ndihmuar kompaninë mashtruese që fitoi tenderin e parë të Unazës. Basha tha se pas kësaj afere korruptive, siç e denoncuar prej fillimit PD, është Edi Rama.
“Si ka mundësi, kush e ka fuqinë politike që t’i administrojë të gjitha këto institucione për t’i shërbyer një afere të tmerrshme korruptive siç është afera për Unazën e Re. Dhe përgjigjen e kemi marrë pjesërisht dje në kronikën e Zërit të Amerikës, e cila ka vërtetuar që jo vetëm shteti nuk ka bërë detyrën, por shteti ka qenë pjesë e falsifikimit dhe pas kësaj Autoriteti ka mashtruar publikisht. Kush ka fuqinë t’i bëjë të gjitha këto? Kush ka fuqinë të ndalë prokuroren e përgjithshme të përkohshme që nxitoi të arrestonte kuksianët që u ngritën për traun te shtëpia? Kush e ka fuqinë? Këta nuk janë çështje thjeshtë të burokratëve. Të gjithë ata i kanë shërbyer një njeriu, shefit të madh. Banorët e kanë kuptuar dhe treguar botës. Autori, përfituesi dhe manipuluesi që qëndron pas kësaj afere është vetë Edi Rama”./abcnews.al