Lulzim Basha tashmë i dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike vijon me takimet. Basha ishte sot me demokratët e Beratit.
Ish-kryetari është takuar për të diskutuar lidhur me situatën e brendshme në të cilën ndodhet PD prej disa muajsh.
Një ditë më parë Basha ishte në Mirditë, ndërsa ka pasur një sërë takimesh në bazë.
Disa javë më parë Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar. Aktin e tij, ai e ka cilësuar si hap pas, që mund të çonte në bashkimin e demokratëve. Megjithatë, duket se kjo është shumë larg të ndodhë. Në një prononcim për mediat ditën e sotme, ish-kryedemokrati u shpreh se dorëheqja e tij nuk ka ndihmuar për bashkim. g.v/abcnews.al