Duke folur për krizën energjetike në Kuvend kreu i PD Lulzim Basha tha se gjatë vetëm mes shtatorit dhe tetorit të këtij viti sipas tij qeveria i ka krijuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro.
“Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro. Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse? 3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse? Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë. Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët. Prandaj doni t’i trembni, doni t’i mbani në ankth, t’u thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse doni të mbuloni mynxyrat tuaja”, tha Basha.
Plani i qeverisë, Basha tha se nuk është për qytetarët, por shtoi se është një tjetër borxh i Shqipërisë, që do duhet të paguhet me paratë e tyre. Herët ose vonë sipas Bashës kjo do t’i kthehet qeverisë si një grusht fytyrës nga qytetarët.
“Mund të përpiqeni ti trembi me terrorin e krizës dhe me relativizimin e përgjegjësive. Çuarjen e fajit diku tjetër sepse për të për 8 vite fajin e ka dikush tjetër, deri te pellazgët mund të shkonin për të cuar fajin. Por ky acarim social mban firmën emrin dhe fytyat tuaja. Sepse jeni ju që keni vendosur e zgjedhur të qeverisni për një grusht të vogël njerëzish, herët apo vonë një tjetër grusht do tu kthehet fytyrës nga shumica dërrmuese“, shtoi më tej kreu demokrat. be.k/Abcnews.al