Basha: Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë

schedule14:19 - 20 Mars, 2018

schedule 14:19 - 20 Mars, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me politikën më të fundit të qeverisë “Rama”, atë të përjashtimit nga ndihma ekonomike, në rast se refuzon punësimin.

Përmes një video-mesazhi, kreu i opozitës Lulzim Basha bën një krahasim mes numrit të familjeve në ndihmë ekonomike, atyre të përjashtuar nga kjo e fundit, si dhe numrit të vendeve të lira të punës bazuar mbi shërbimin kombëtar të punësimit.

E ndërsa shifra e të përjashtuarve nga ndihma ekonomike, në rang vendi kap thuajse gjysmën e totalit të familjeve në ndihmë ekonomike, shifra e vendeve të lira të punës është dy shifrore, e në rastin më të mirë, Tiranë, është 40 herë më e vogël se ajo e familjeve në ndihmë ekonomike./abcnews.al