Basha në samitin e partive të qendrës së djathtë në Budapest

schedule08:43 - 15 Shkurt, 2018

schedule 08:43 - 15 Shkurt, 2018

Me ftesë të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI, organizatës botërore të partive të qendrës së djathtë, i cili mbahet në Budapest. Në fokus të takimit dy ditor janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës së djathtë. Në samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politikë të Partisë Popullore Europiane dhe partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota./abcnews.al