Protesta e ardhshme kombëtare e opozitës do të zhvillohet të premten, në datë 21 qershor, në orën 20.00. Vendimi u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme te Kryesisë së PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryetarëve të Bashkisë, ku rendi i ditës ishte caktimi i detajeve të vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike të drejtuesve lokal demokratë në qarkun Elbasan.
Kreu i PD-se Lulzim Basha mësohet të ketë deklaruar gjatë kësaj mbledhje se Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës.
“Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit”, ka deklaruar Basha.
Sipas tij strukturat e PD-së duhet të zhvillojnë takime me qytetarët për t’iu shpjeguar se Rama po bën grusht shteti.
“Ai është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, ka deklaruar kreu i PD-së./ABC News Albania 24/7