Ç’do ndodhë me projektet e rindërtimit nëse fiton PD-ja? Basha: Kam dhënë lekë për të prekurit

schedule21:27 - 30 Nëntor, 2020

schedule 21:27 - 30 Nëntor, 2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo dhe një paneli u shpreh se pandemia po përdoret si alibi dhe se Edi Rama dështoi me rindërtimin. Lideri demokrat thotë se këtu kemi të bëjmë me keqadministrim. Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha me këto projekte të nisura, nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit?

Për ne gjithçka që ka të bëjë me jetën e qytetarëve do të jetë me prioritet absolut, do gjë që është bërë keq do të korrigjohet, do të futet në rrugën e përshpejtimit, nuk ka shans të ngadalësojmë diçka, apo ti lemë njerëzit të presin më gjatë dhe për këtë kemi dhënë prova. PD dhe unë disponojmë të gjitha kapacitetet njerëzore për të bërë të mundur atë që Edi Rama dështoi, mbivendosja e pandemisë është vetëm një alibi. Keqadministrimi i nxori zbuluar” tha ai.

Por çfarë plani ka ai? “Masat e para që do të ndërmerren është që nuk do të ketë familje në çadra brenda muajit të parë, të marrjes së përgjegjësisë nga qeveria e ardhshme. Dhe kjo është lehtësisht e bëshme. Unë përmenda një shifër e cila është, do të thoja maksimumi që duhej për të blerë kontenier mjaftueshëm për të gjitha familjet“.

Por kush e frenoi rindërtimin? “Kryeministri nuk është dhënë në detyrën e tij për të dhënë çelësa, por bamirësit, atyre, dhuruesit ju japin të drejtën edhe ti përfaqësojnë kur japin çelësat. Edhe një kryetar komune do të ishte i paragjykuar të bënte këtë. Tre gjëra nuk janë bërë: përse nuk u blenë kontenierët, shuma maksimale nuk kalon 20-30 mln euro” tha ai.

Kryedemokrati komentoi edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe për të firmosur projektin për rindërtimin. Ai ngriti dyshime se kush e pagoi charterin. “Kjo marrëveshje vjen pas asaj konference, kështu që në një kuptim mund të themi se arritja e marrëveshjes në parim është bërë gjatë konferencës. Por në terren nuk po ndihet asgjë nga ajo që është premtuar pas një viti, vetë qeveria nga shifrat thotë se është bërë vetëm 2.6% e asaj që është deklaruar. Ajo që shohim ne është që shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra një javë apo dy pas tërmetit janë në të njëjtat çadra. Qeveria duhet ti zhvendoste familjet në kontenierë, ku kushtet janë më të përshtatshme, tani në kohën e covidit është më i domosdoshëm.

Nëse do ishte marrë kjo masë do ishte shmangur drama e të jetuarit në çadër. Nëse shkon atje, bien të gjitha mbrojtjet, në radhë të parë je njeri dhe është e paimagjinueshme si janë lënë këta njerëz një vit me radhë në këtë situatë. Pas verës asgjë nuk ndryshoi, erdhi pandemia dhe situata është më e rëndë. Ju të gjithë e mbani mend premtimin, që secili prej tyre do të jetë në shtëpi të re. Dakord që pandemia e ngadalësoi, ndonëse unë ndaj një mendim tjetër. 

Fati i këtyre njerëzve nuk ka qenë prioritet për këtë qeveri. Shuma shumë të mëdha janë disbursuar, si tenderat publikë, për këto ka pasur nxitim, asnjë burokraci, kur vjen puna për të ndihmuar familjet individuale. Po të shkojmë sonte në këto zona, të moshuarit janë me pneumoni, vuajnë nga ftohja, në kohë pandemie, e njëjta gjë edhe për fëmijët e vegjël. Kjo qeveri shpenzon para për tendera të panevojshëm dhe lë në mëshirë të fatit popullsinë e goditur nga tërmeti.

Unë mendoj se edhe zoti Rama e ka ndjerë problemi që paraqiste 26 nëntori i bilancit dhe premtimet, dhe largimi në Emirate është largim nga problemet, nuk e di kush e ka paguar avionin, mund ta ketë paguar Abu Dabi. Por një gjë dua ta them, kur dikush të ofron këtë mundësi dhe ti gjendesh në këtë krizë, është një mundësi e mirë, për t’i sensibilizuar për nevojat e vendit. Unë si kryetar i opozitës nuk humbas mundësi të kërkoj që të ndihmoj këta njerëz. 

Nuk besoj se ka pasur insistim për ta firmosur Ahmetaj në prani të kryeministrit në një holl hoteli, nuk kishte ceremoni zyrtare. Si kryeministër do të kisha thënë, unë kam një vjetorin e tërmetit, punët nuk kanë ecur mirë, ju jam mirënjohës për kredinë që do të bëni, sa të vij unë aty sa të shpenzoi për të sjellë charter, ministri im do të vijë me klasin ekomomik” tha ai.

Gazetarja e “ABC”-së Esiona Konomi e ftuar në panel, e pyeti zotin Basha nëse ka ndihmuar me para për rindërtimin familjet në nevojë pas tërmetit? “Po, por nuk dua të flas për këtë, pasi nuk është më bamirësi pastaj. Edhe unë, edhe familja ime” tha Lulzim Basha./ db/Abcnews.al