Krim shtetëror e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shembjen e dy pallateve në Thumanë më 26 nëntor të vitit të kalauar, ku humbën jetën 24 persona.
I ftuar në ‘Log.” Me Endri Xhafon në ABC, Basha tha se një vit pas tërmetit tragjik duhet të kishte drejtësi.
“Të gjithë e dimë, dy pallatet në Thumanë nuk ishte thjeshtë tërmeti. Është krim shtetëror. Sepse më 4 korrik 2018 u nxorën jashtë përdorimit, pastaj u dëmtuan edhe më 21 shtator dhe kur po vinte dimri u thanë futuni brenda. Mos vënia para përgjegjësisë së këtij krimi. Një vit pasi ndodhi tërmeti duhej drejtësi”, tha kreu i demokratëve.
Më tej Basha tha se në adresë të PD vijnë një sërë denoncimesh për procesin e rindërtimit. Kryedemokrati po ashtu bëri thirrje për banorët që ende jetojnë në çadra. Basha tha se për shkak të temperaturave të ulëta ata futen në shtëpitë e dëmtuara rëndë, duke rrezikuar jetën.
LEXO EDHE: Basha në “Log”: Unë dhe familja ime kemi ndihmuar për tërmetin, çfarë do të bëj nëse fitoj
“Ka një seri denoncime të PD që tregojnë se kemi të bëjmë me një skemë të kanalizimit të fondeve në duart e njerëzve. Vëllai i një deputeti të PS arrin të marrë një tender për 4-5 projekte pa pasur asnjë kualifikim. Do të merremi edhe me këto. Ndoshta nuk arrin ti dënosh brenda një viti por të nisësh një proces. Dua të bëj thirrje. Shumë prej familjeve nuk qëndrojnë në çadër në këtë të ftohtë dhe futen në shtëpi që janë gati për t’u shembur. Një furtunë, një shi mund ë marrë jetë të pafajshme. Pashë ara disa ditësh një lajm që tregonte pallatin e famshëm të Durrësit ku kryeministri shkoi me Vuçiç dhe u bë bujë e madhe se do të ndërtohej. Dhe pas një viti banorët thonë jo vetëm që nuk është bërë gjë por është hequr edhe shiriti. Kjo është dramë.”, tha Basha. g.v/abcnews.al