Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar turin e takimeve me strukturat e partisë nëpër Shqipëri. Ndalesën e fundit e bëri në Lezhë ku identifikoi Kryeministrin Edi Rama si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë.
“Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant dhe më mashtrues në historinë e Shqipërisë”.
Ua tha edhe lezhjanëve bindjen e tij se cili është ai që po ua vjedh paratë nga xhepi.
“Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.Miliarda euro janë vjedhur dhe abuzuar në këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në luks dhe fasada”.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka edhe më të qarta idetë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
“30 qershori në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar sit ë drejta rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, cuarjen përpara drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve dhe zgjedhje të parakohshme”.
Vendimin e fundit të Gjykatës së Durrësit, kryedemokrati e dha si shembull se si sistemi i drejtësisë është tërësisht i kapur sipas tij nga kryetari qeverisë. /ABC News Albania 24/7