Kryetari i Partisë Demokratike nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin një qeveri tranzitore për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në një takim me strukturat në Krujë, Basha foli edhe për zgjedhjet e 13 tetorit, të drekretuara nga Presidenti Meta. “Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh. Dhe beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari”, theksoi kreu i opozitës duke sqaruar se zgjidhja nuk është vetëm rotacioni i pushteti por një Shqipëri e standardeve evropiane. Kryedemokrati Basha tha para demokratëve të Krujës se zgjidhja e krizës në Shqipëri do të nis me dënimin e politikanëve të kapur në blerje votash dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar për pushtetin dhe pasurinë e tyre./ABC News Albania 24/7
Basha në Krujë: Zgjidhja e krizës nis kur të kemi politikanë me pranga në duar
schedule12:45 - 5 Gusht, 2019
schedule 12:45 - 5 Gusht, 2019