Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme i pranishëm në qytetin e Klosit, ku është takuar me mbështetësit e tij.
Basha për një moment është emocionuar teksa u fliste simpatizantëve që ishin mbledhur për ta takuar, ndërsa shtoi se ndryshimin që ata duan nuk ka forcë që ta ndal.
“Ka nisur në Dibër, Maqellar, Klos, është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e jashtëzakonshme e shqiptarëve që nuk ka forcë që të ndal. Nuk ka forcë që ta kyç. 8 vite dimër ekonomik, premtime të pa mbajtura, arrogancë, nuk mund të lahen me 8 jave sharje. Koha për ndryshim po afron kjo i ka bashkuar shqiptarët.”
“Në mesin tanë janë edhe socialistët e zhgënjyer. Për ndryshim që nuk ka forcë që ta ndal. Është përgjegjësi jo për një njeri për kolltukun e kryeministrit., Por të hapim dyert e Evropës. I kanë bërë të rinjtë të emigrojnë. Ju kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve.” ka thënë Basha. /abcnews.al/