Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha në Kavajë: Të anulojmë ligjin e arsimit të lartë

schedule17:42 - 28 Janar, 2019

schedule 17:42 - 28 Janar, 2019

Si kishte lajmëruar kreu i Partisë Demokratike ka nisur një tur takimesh me qytetarët në kuadër të organizimit të protestave, të cilat do të kulmojnë me atë të 16 shkurtit në Tiranë. Kryedemokrati gjatë takimit me të rinj, por edhe qytetarë të Kavajës, premtimit për shfuqizimin e arsimit të lartë i shtoi alternativën blu.

Turin e takimeve me të rinjtë dhe qytetarët e vendit për t’i ftuar të protestojnë krah tij më 16 shkurt në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha e nisi simbolikisht nga qyteti i Kavajës, vatrës së lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Në takimin me rininë atje, shefi i opozitës njoftoi detyrën me të cilën ngarkoi një grup pune gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mengjesin e së hënës.

“Sot dua t’ju konfirmoj nga Kavaja se në ditën tonë të parë në pushtet, ne do ta abrogojmë ligjin për arsimin e lartë, si një ligj korruptiv, si themeli i gjithçkaje ka shkuar keq në arsimin e lartë në Shqipër. Puna do të nisë sot me studentë e pedagogë për një ligj të standardeve europiane”.

Themelet e propozimit, të hedhura prej programit të partisë në zgjedhjet e 2017-ës, janë gati, thekson Basha.

Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, që do të thotë se të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave universitare, për bachelor dhe për master. Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, përgjysmim tarife. të paktën 5 mijë studentë që vijnë nga familje që nuk kanë mundësi të përballojnë as kostot minimale, jo vetëm nuk do të paguajnë tarifa universitare, por do të kenë mbështetje në vlerën prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjithë koston e qersë, ushqimit, librave, transportit publik, interurban. Dhe kjo është plotësisht e mundur”.

Për Bashën, Shqiptarët janë të lodhur duke paguar taksat më të larta në europë, karburantin dhe energjinë elektrike më të shtrenjtë në rajon, e duke marrë zerro shërbime në këmbim, ndaj ftesën për protestë ja bën në gjuhën që njeh më mirë, atë juridike.

“A jeni gati të ngriheni gjithësecili prej jush të bëjë detyrën tuaj për të rikthyer, një kontratë sociale mes shqiptarëve.

Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre! 16 shkurti është dita kur zgjidhim kontratën me shkelësit e kontratës me shqiptarët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!