Basha në Farkë: Me Ramën s’ka integrim dhe as hapje negociatash

schedule22:15 - 30 Prill, 2019

schedule 22:15 - 30 Prill, 2019

Kryetari i PD Lulzim Basha ka përsëritur se largimi i Kryeministrit mbetet kusht i pandryshuar i opozitës. Vetëm pas kësaj mund të nisë dialogu për zgjidhjen e krizës politike, tha kreu i PD gjatë një takimi me të rinj demokratë në Farkë.

Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në muajin qershor, për shkak të standardeve që sipas tij, janë të nivelit afrikan.

Deklaratat e Bashës erdhën teksa u takua me anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë,

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarde evropiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap”.

Sipas liderit të demokratëve, vendi nuk ka ecur para, por ka bërë vetëm hapa prapa dhe ekonomia i është dorëzuar drogës

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Ekonomia i është dorëzuar drogës.  Dhe ju e dini çfarë do të thotë kjo për vendin. Zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse punojnë fare, sepse me një kamion bananesh i sigurojnë të gjitha, me ato që fshehin poshtë bananeve. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, sepse nuk ka hapa para por ka hapa prapa”.

Lulzim Basha tha para të rinjve të Farkës se Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Është i panegociueshëm largimi i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore, një qeveri kujdestare. Për të në drejtësi. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm”.

Jemi të sigurt se jemi shumica morale e vendosur për të çuar deri në fund betejën për fitore. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga krimi do mund ta hapim derën e Evropës. Kush e mendonte se sot kushdo që ka nevojë mund të nisej drejt Rinasit dhe të udhëtonte pa viza. PD ka hapur çdo derë të Evropës. Ditë e për ditë e javë për javë do vijojmë të kërkojmë largimin e kësaj bande)

Në përfundim të takimit të Bashës në zonën e Farkës, u shpërndanë edhe kartat e anëtarësimit për të rinjtë e Farkës që iu bashkuan Partisë Demokratike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!