Basha ndan në dysh dhe PD/ Përçan Kryesinë, në mbledhje vetëm 17 anëtarë. Ja kur mblidhet Këshilli

schedule23:18 - 15 Qershor, 2023

schedule 23:18 - 15 Qershor, 2023

Ata që la pas dhe përmes të cilëve duket se ka kontrolluar PD-në, duke qëndruar vetë në heshtje, po ia përgatisin letrat formale Lulzim Bashës në rikthimin e tij, më 29 korrik.

Kryesia, 17 anëtarët që vendosën hapjen e garës, janë duke vijuar me shpejtësi dhe pa dëgjuar asnjë mendim ndryshe, këtë enjte miratuan modalitet e procesit zgjedhor për 29 korrikun.

Mbledhja, e thirrur nga 7 prej tyre, u bojkotua nga Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm, që në mungesë të kryetarit, është funksionari më i lartë i një partie. Aq më shumë në një proces zgjedhjesh të brendshme, kur është përgjegjësi për zbatimin e rregullave, që askush në një moment të dytë të mos mund të ankimojë në gjykatë zgjedhjen e bërë.

Por Gazment Bardhi prej ditësh është duke kërkuar me këmbëngulje zbatim të ligjit demokrat, statutin, për këtë proces.

Kryesia e kësaj të enjte e konfirmoi ndarjen në dy pjesë të PD-së, grupi “Basha” dhe grupi Bardhi me një pjesë të deputetëve, që publikisht janë shprehur kundër rikthimit të Lulzim Bashës, duke kujtuar të gjitha humbjet e tij, se Lefter Geshtenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati.

Megjithatë, për të zbutur ndasitë që janë krijuar në PD, edhe pse Kryesia nuk e kishte në rendin e saj të diskutimit, vendosi në 6 orë mbledhje, të thërras Këshillin Kombëtar, mesditën e 20 qershorit.

Ky Këshill do të miratojë anëtarët e Komisioni Zgjedhor, organi që menaxhon zgjedhjet. Por në të njëjtën ditë, pra më 20 qershor, përfundon dhe afati për të gjithë ata pretendentë që do të garojnë për kryetar.

Kryesia ndëkorhë nuk prodhoi surprisë dhe vendosi në Krye të Komisioni Zgjedhor, sërish Jemin Gjanën, njeriu i besuar i Lulzim Bashës, në garat e brendshme, sikundër ishte ajo për krytetar në 2021.

Sikundër për emrin e Jemin Gjanës, që u rikthye në PD nga Lulzim Basha, edhe për këtë të fundit, nuk pritet rezultat tjetër, më 29 korrik, kur karrigen e kryetarit, edhe shkresërisht nuk e dorëzoi, do ta rimarrë, pas një ngrirjeje të tretë, po këtë herë shumë më të gjatë se ajo e 2017-ës dhe 2021-shit.

Lulzim Basha vetë ndërkohë prej 24 majit është duke bërë fushatë në bazën demokrate, me një platformë që thotë se sjell ide të reja, kur në fakt janë propozime të vjetra që nuk i realizoi asnjë herë, si listat e hapura apo vettingu i politikanëve.

Anëtarët e Komisionit Zgjedhor

– Jemin Gjana, Kryetar
– Indrit Sefa, Anëtar
– Enriketa Papa, Anëtar
– Gazment Koduzi, Anëtar
– Xhemal Bushati, Anëtar
– Aurora Domni, Anëtar
– Myzafer Elezi, Anëtar
– Rezart Kthupi, Ndihmës
– Ervis Xhako, Ndihmës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!