Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur së fundmi në mledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës.
Pak minuta më parë, ai ka postuar në Facebook një foto ish-Presidentin e Partisë Popullore Europiane Josehp Daul dhe e ka konsideruar atë si një mik të veçantë. Basha ka theksuar se Daul është një mbështetës i madh i brezit të ri dhe nxitës i promovimit të të rinjve.
“Në takimin e Grupit EPP në Këshillin e Europës me mikun e veçantë timin, të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, ish Presidentin e Partisë Popullore Europiane Josehp Daul. Një mbështetës i madh i brezit të ri dhe nxitës i promovimit të të rinjve në politikë si garancia për të ardhmen e demokracisë dhe zhvillimin e çdo vendi”, ka shkruar krahas fotos ai.
Kujtojmë që në fjalën e tij, të mërkurën Basha u shpreh se Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon./abcnews.al