Basha gris shkresën e bashkisë pas sherrit me grushte të Metës, mesazh Ramës: S’ke shans të trembësh popullin

schedule15:39 - 12 Mars, 2021

schedule 15:39 - 12 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në selinë FRD pas përplasjeve të sotme. Në një deklaratë për mediat, Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor të asaj që ka ndodhur, ndërsa grisi shkresën e bashkisë që kërkonte lirimin e zyrave të FRD.

Kryedemokrati tha se humbësi bëhet më i rrezikshëm kur është në ditët e fundit.

“Para disa ditësh një mik i huaj më shkruante duket qartë që fitorja po vjen. Kam vetëm një këshillë humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Ruaju bishës së plagosur. Sot po i them se nuk ke shanc të trembësh popullin. Nuk ke shanc ta trembësh opozitën që të marrësh misionin. 25 prilli është ditë ndryshimi.

Ngjarja e sotme është në një seri ngjarjes që tregojnë një gjë, ka humbur mendjen. Ka dalë nga fiqiri dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët si kjo letër bakalli që mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën.

Dhuna e Edi Ramë dhe sjellja e shtetit të kapur prej tij kanë qenë burimi i të gjitha të këqijave. Shpresa nuk mungon. Përsëris angazhimin e PD, të koalicionit tonë se asgjë nuk do ta ndalë këtë ndryshim. As dhuna e asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Edi Ramës. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi bashkë, dua t’i them pakicës absolute , kriminelëve me të cilët ke darkuar edhe para dy ditësh në Kryeminsitri se nuk e ndalni ndryshimin. Shqipëria nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën”, tha Basha.

“Fundi i pengamarrjes së shtetit është i afërt. 25 prilli do të jetë dita kur do të fitojnë shqiptarët. Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në gjithë këto vite. Kjo është dhunë ndaj opozitës dhe kjo nuk na tremb. Por alternativa jonë është alternativa e bashkimit”, shtoi Basha.

I pyetur për reagimi i presidentit Meta dhe përplasjen e ndodhur në zyrat e RRD-së, Basha i bëri thirrje qytetarëve që të pasqyrojnë situatën, të vërtetën e saj.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me policët bashkiakë  në zyrat e FRD-së ku shkoi për të takuar Sali Shehun. Policia e Bashkisë së Tiranës zbarkoi më herët në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.

Në derën kryesore të selisë së FRD-së ishte vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

Lexo edhe: “Dil jashtëë…”! Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Grusht shteti, ju çoj me duart e mia në burg

Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.

Zyrat ku ndodhet FRD janë në pronësi publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. NIsur nga kjo, bashkia i ka dërguar kësaj partie një shkresë ku kërkon lirimin e katit të tretë pasi godina ishte amortizuar dhe aty do të bëheshin punime. Gjatë mëngjesit të sotëm nga zyrat janë hequr tabelat identifikuese të partisë, ndërsa më pas iu shkëput edhe energjia elektrike. g.v/abcnews.al