Basha mesazh për Dhimitër Krajën: Guximi, humanizmi dhe profesionalizmi e rikthyen krah kolegëve

schedule11:09 - 1 Prill, 2020

schedule 11:09 - 1 Prill, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi u konfirmua se doktor Dhimitër Kraja është infektuar me koronavirus.

Mjeku i dalë në pension u kthye në detyrë pranë kolegëve të tij për të ndihmuar me situatën e koronavirusit.

Basha përmes një mesazhi në Facebook shkruan se guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij.

Mesazhi i plotë:

Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!