Kreu i PD-së Lulzim Basha, aksionin e opozitës për bllokimin e rrugëve e ka ndjekur me protestuesit nga qyteti i Elbasanit. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se Rama e ka shënuar vetë fatin e tij. Më tej ai u ka bërë një mesazh ndërkombëtarëve.
“Mos ndëshkomi popullin tim, mos i ktheni vizat për Shqipërinë, ne do ia heqim vizën Edi Ramës, do i vëmë vizën krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe nga korrupsioni. Për të treguar mes bashkimit dhe qendrës nuk ka asnjë hap pas por vetëm beteja para për liri dhe demokraci. Rama ik!
Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mijë automobilistëve që janë bashkuar sot me protestën tonë. Ata janë ndalur në trafik por janë të vendor si ju që përmes solidaritet me protestën e gjithë Shqipëria e bashkuar çon një mesazh të qarët: Rama ik! Shkaktari i krizës totale të Shqipëri, njeriu që ia mbylli përsëri dyert e Evropës ka bërë zullume dhe krime në shtëpitë dhe jetë e çdo qytetari.
Me Edi Ramën. Shqipëria po përjeton ditëm më të zeza që nga dalja prej diktaturës 20 vite më parë. Edi Rama e ka vulosur vetë fatin e tij dhe nuk ka forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi bashkë për të çelur së bashku ditën e re të shpresë për Shqipërinë. Unë iu jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht dhe vetëm për një rotacion politik pro jemi bashkë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Basha, në fjalimin e tij përmbyllës të protestës së sotme të opozitës, deklaroi se ky bllokim është “sakrificë” që i shërben zhbllokimit të rrugës së “Shqipërisë si gjithë Evropa”.
“Bllokimi i akseve rrugore është sakrificë, por është një investim për të zhbllokuar një rrugë tjetër: rrugën drejt sigurisë, rrugën e çlirimit nga krimi e korrupsioni, rrugën e Shqipërisë si gjithë Evropa”, theksoi Basha.
Kryedemokrati u shpreh i sigururt se me 30 Qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, por sipas tij, do të caktohet një datë e re për zgjedhje të parakohshme.
“Me 30 Qershor nuk do të lejojmë farsë zgjedhore, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk mund të ketë. Nuk do të ketë farsë zgjedhore. Krimi nuk do të diktojë më zgjedhjet. Ajo ditë nuk do të lindë më 30 Qershor. Një datë e re për zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare do të caktohet nën kujdesin e një qeverie tranzitore.”
Basha u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 4-rt kombëtare që do të mbahet në Tiranë më 11 Maj. “Beteja vazhdon”, tha ai. /abcnews.al