Basha mesazh falënderimi për Merkel: Shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj

schedule15:57 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 15:57 - 3 Dhjetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh falenderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila po largohet nga politika pas 16 vitesh qeverisje.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se lidershipi i saj në kohëra të trazuara që kaloi bota,  është një shembull frymëzues. Kryedemokrati thekson po ashtu se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e Merkel.

“Faleminderit Angela Merkel!

Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues.

Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.

Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj.

Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruan Basha. g.v/abcnews.al