Pas takimit që zhvilloi sot në Dibër, kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social “Twitter” një video nga pritja që iu bë dhe shpreh falënderime për të pranishmit. Basha shkruan se Partia Demokratike do të jetë shpresa, aletarnativa dhe instrumenti për të sjellë ndryshimin që shqiptarët presin.
Mirënjohje demokratëve të Dibrës që me zemër #ZgjodhënTëArdhmen, zgjodhën që @pdshqiperi të jetë shpresa, alternativa dhe instrumenti për të sjellë ndryshimin që shqiptarët presin ??✌️ pic.twitter.com/hujsXFxog8
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 29, 2021
Nga Dibra Basha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke e bërë përgjegjës për korrupionin, vjedhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit, aferën e inceneratorëve dhe skandalin e publikimit të të dhënave personale të shqiptarëve. Basha hodhi akuza kundrejt Sali Berishës duke i thënë se është kthyer në tub oksigjeni për Edi Ramën. Një ftesë kreu demokrat pati për anëtarët e Partisë Demokratike që sipas tij janë përdorur nga ish-Kryeministri për interesat e tij personale. be.k/abcnews.al

