Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të prezantimit të programit të tij elektoral është takuar me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit dhe me pacientë në Tiranë.
Kryedemokrati Basha në këtë takim ka sqaruar para farmacistëve dhe pacientëve detajet në lidhje me programin duke theksuar angazhimin e administratës së tij për të ndryshuar situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve në këtë drejtim.
Ndër të tjera në këtë takim ai iu detajoi atyre pikat kryesore të planit.
“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish.
Angazhim i parë konkret është që në bashkëpunim me urdhrin e farmacistëve të bëjmë atë që kjo qeveri shkatërroi në 7 vjet, duke u ofruar shqiptarëve transparencë dhe cilësinë e barnave. E dyta është që këto ligje të zbatohen, pasi nëse janë ligjet dhe nuk zbatohen situata mbetet e njëjtë dhe angazhimi tjetër i joni është zbatimi dhe kontrolli. Së dyti do të mundësojmë që çmimet përmes luftës së monopolëve dhe aftësia e pacientit shqiptar që të marrë atë që meriton.
Prej kohësh kemi kaluar vijën e kuqe dhe këtë e pamë dhe me numrin e lartë të fataliteteve këtë e ka nxjerrë në pah dhe keqmenaxhimi i sistemit. Me 25 prill është dit për të vendosur, do të vijojnë të fitojnë një grup përfituesish të ilaçeve apo do të fitojnë të gjithë shqiptarët, do të fitojnë pacientët shqiptarë dhe familjet e tyre”, ka thënë Basha./abcnews.al