Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi këtë pasdite një takim me mjekët, ndërsa u ndalën tek situata e pandemisë në vend.
Ndër të tjera, Basha i bëri edhe njëherë thirrje kryeministrit për të rritur numrin e testimeve.
Kryedemokrati theksoi se në 7 muaj pandemi, mjekët kanë vetëm një javë që kanë marrë protokollin anti-COVID.
Më tej ai shtoi se mjekët e familjes dhe infermierët duhet të marrin bonusin e premtuar.
“Qeveria të lërë sulmet politike dhe të vihet në krye të detyrës. Duhet të dalë dhe tu thotë shqiptarëve pse kemi testimet më të ulëta në Evropë dhe çfarë po bën? Pse nuk fut në lojë mjekët e familjës? Çfarë po bën për të mbështetur farmacistët? Se edhe aty ka një problem shumë të madh.
Sot si kryetar i opozitës vetëm fjalët kam për tu falenderuar. Ju garantoj se nesër me përgjegjësi të tjera nuk do të jemi te fjalët por do fillojmë me veprime reale duke filluar nga paga”, tha Basha. g.v/abcnews.al

