Basha me bizneset e vogla: Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj, së shpejti dhe mbështetja juaj

schedule16:03 - 7 Qershor, 2020

schedule 16:03 - 7 Qershor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla në njësinë 9 në Tiranë. Basha deklaroi se duhen anuluar taksat dhe duhet mbështetje për bizneset në kohë pandemie

 “Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj.

Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit”, tha Basha.

“Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”, tha Basha.

Vetë qytetarët shprehen se po shkojnë drejt falimentimit për shkak se nuk ka xhiro ditore.

 “Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojme. Drejt falimentimit çdo gjë”, tha pronarja e një dyqani të vogël.

 “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”, u shpreh një tregtar materialesh ndërtimi, ndërsa një tjetër vuri në dukje edhe pengesat e reja në rrugë nga bashkia, që pengojnë klientët në dyqane.

“Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjisë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”, theksoi kreu i opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!