Basha me 500 socialistë në Durrës: Qyteti nuk është i Vangjush Dakos, do të jem kryeministër i të gjithëve

schedule19:10 - 22 Prill, 2021

schedule 19:10 - 22 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer sot sërish në Durrës. Basha ka zhvilluar takim me 500 socialistë. Para tyre kreu i demokratëve tha se e kupton që ata janë dyfish më të zhgënjyerit pasi kanë votuar dhe besuar PS.

Basha tha se Durrësi nuk është i Vangjush Dakos dhe bandave, por i qytetarëve. Sipas tij vota për PD do ta rikthejë Durrësin tek qytetarët e tij. Teksa premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithëve, kryedemokrati u bëri thirrje punonjësve të administratës që të mos kenë frikë nga kërcënimet për heqje nga puna.

“Kur prita Ardit Kërtushën dhe Mazrekun në zyrën time para disa ditësh pa dy ndjesi; e para kaq shumë e kanë gërmuar hendekun e përçarjes në këto tetë vite, sa shumë emocion kisha për të takuar këta dy zotërinj. Dhe e dyta gëzim për këta dy të rinj. Ne jemi një komb, një familje dhe njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe socialistët kanë parë sesi një grusht njerëzish kanë përfituar. Edi Rama dhe oligarkët janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë.

Në një Durrës të lënë në mëshirë të fatit, pas tërmetit të Zotit ra tërmeti i babëzisë. Nga 40 pallate që duhet të ishin ndërtuar mezor ka filluar puna për dy, për një arsye të vetme babëzisë së një grushti njerëzish. Kështu e kanë trajtuar të gjitha Shqipërinë tetë vite me radhë. A ka gjë më të rëndë se ajo që doli para disa ditës të një gazetari që nuk njihet për simpati ndaj PD ajo e kreut të Kadastrës se do të legalizohen 110 mijë shtëpi, por që nuk do të legalizoheshin.. do t’i gënjejnë dhe pastaj do ju marrin votën dhe do ua prishin shtëpitë pa dëmshpërblim. Kjo është e vërteta e Edi Ramës. Tek po vija këtu më mori dikush më tha po vjen par s dje ishe ne e mbyllëm. Por por i thashë më presin socialistët. Këta njerëz janë dyfish të poshtëruar sepse besuan dhe votuan për ta sjellë në pushtet dhe sot janë të lënë pas dore.

Ajo që na bën bashkë nuk është PD, por dëshira, vullneti, vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit. Ndryshim do të ketë të dielën duke votuar 9.

Ky nuk është Durrësi i Vangjush Dakos, nuk është i bandave, por i juaji. Më 25 prill ju keni mundësin ta merrni prap Durrësin në duart tuaja. Ju do ta bëni të mundur që ne ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja, nga taksat e larta, nga mungesa e investimeve.

I drejtohem cdo punonjësi të administratës shtetërore, ju burra dhe gra të ndershme që i shërbeni qytetarëve ngrijeni kokën dhe mos kini asnjë frikë. Ndryshim për ju nuk është largim nga puna. Mos kini asnjë frikë, mos i dëgjoni histeritë e atij se e di që më 25 prill i ka ardhur fundi,” tha Basha. g.v/abcnews.al