Partia Demokratike këtë të enjte ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Kryedemokrati këtë mbledhje e kishte paralajmëruar një ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku theksoi se pritet që në këtë takim të merren disa vendime të rëndësishme.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se në këtë mbledhje kryesie pritet që të miratohet udhëzimi sipas të cilët degët e PD-së në qytete do të prezantojnë kandidatët për deputetë në parlamentin e ardhshëm dhe nëse përmbushen afatet, anëtarëvsi do të ftojë të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret.
Gjithashtu pjesë e mbledhjes së sotme në kryesi është edhe Genc Ruli, ku mësohet se Basha i ka bërë ftesë që të drejtojë këtë komision që do të krijohet në vjeshtë. /abcnews.al