Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetur studentët protestues, në ditën e themelimit të kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat kreu i selisë blu tha se Shqipëria e vitit 1991 dhe e vitit 2018 kanë shumë të përbashkëta dhe studentët sot po e vrasin frikën njësoj si në vitin 1991.
“Sot është 11 dhjetori. Partia Demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë. Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktakturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithësecilit, mirënjohjen”. /abcnews.al