Basha: Lleshi garanton vetëm bindjen ndaj Kryeministrit

schedule13:18 - 13 Nëntor, 2018

schedule 13:18 - 13 Nëntor, 2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar figurën e general Sandër Lleshit lidhur me postin për të cilin është propozuar nga kryeministri, si një figurë e cila ndihmin Edi Ramën në kapjen e plotë të ministrisë së Brendshme.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një emision televiziv ka komentuar të propozuarin për herë të dytë të kryeministrit për të zënë postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi si thjeshtësisht një vartës të shefit të qeverisë Rama, përmes të cilit ky i fundit kërkon kontrollin më të plotë të dikasterit të rendit.

“Dërgimi i një vartësi pa asnjë profil politik është akti i fundit që tregon zbuluar nevojën e Ramës për të kontrolluar Ministrinë e Brendshme pa asnjë pengesë qoftë jo në formën e një ego politike si mund të ketë patur Xhafaj.

Dërgimi i një vartësi që për 5 vjet ka qenë këshilltar për çështjet e sigurisë dhe nuk ka mbajtur një qëndrim publik për radarët apo drogën, nuk jep asnjë garanci për luftë të thelluar kundër krimit. E vetmja garanci është se do të jetë vartës edhe më i bindur i Kryeministrit”.

Shefi i opozitës shqiptare ka folur edhe për zgjedhjet e vitit të asrdhshëm, duke ndarë, jo emrin e kandidatit që do të vendosë përballë kreut të bashkisë Tiranë Veliaj, por cilësitë e këtij kandidati përballë atij të Rilindjes.

“Unë nuk i nxjerr nga xhepi kandidatët, kandidati do përfaqësojë interesat e qytetarëve para se të përfaqësojë partinë politike, as vrasës fëmijësh, as inceneratorë, as shtatfishim  të taksave, zgjedhjet do t’i fitojmë ne”.

Lidhur me skenarin e përfolur të djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, Lulzim Basha theksoi se ajo zgjedhje ekstreme, fillimisht bazuar në Kushtetutë, nuk prodhon domosdoshmërisht zgjedhje të parakohshme por vetëm një krizë parlamentare dhe institucionale ku sipas tij vendi ndodhet tashmë prej muajsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!