Basha: Lirimi i kuksianëve, arritje e rezistencës qytetare

schedule15:48 - 20 Prill, 2018

schedule 15:48 - 20 Prill, 2018

Arritje të protestës dhe rezistencës së qytetarëve e quan Lulzim Basha ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së rrugës së Kombit.

Por protestat do të vazhdojnë thekson Basha, pasi kjo drejtësi gjysmake për kreun e opozitës, mbetet padrejtësi sa kohë 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërsa trafikanti ndërkombëtar i drogës Saimir Tahiri është në parlament, shkruan Basha në Facebook.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës, vijon ai, burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes dhe liri për kriminelët që e mbajnë me para të drogës dhe vota të blera.

Partia Demokratike do të mbetet në krah të njerëzve pasi nga kjo betejë varet e ardhmja europiane e Shqipërisë, përfundon ai.

Postimi i plotë në Facebook

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.
Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.
Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.
Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!