Basha lë Kukësin “zbuluar”/ Ende nuk ka plotësuar qendrat e votimit me komisionerë

schedule15:11 - 19 Shtator, 2023

schedule 15:11 - 19 Shtator, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  testoi pajisjet që do të përdorë në Kukës, duke garantuar që të dielën nuk do të ketë probleme me identifikimin elektronik të zgjedhësve në asnjë nga 74 qendrat e votimit.

KQZ kishte planifikuar që këtë të martë të zhvillonte edhe trajnimin e komisionerëve, por kjo qe e pamundur, sepse Lulzim Basha nuk ishte gati.

Ai nuk ka nxjerrë kandidat për Kuksin, por Kolegji Zgjedhor i njohu të drejtën të ketë komisionerë, më shumë se sa ka Koalicioni Bashkë Fitojmë që ka kandidat.

PD-ja zyrtare ka dërguar dy anëtarët e saj në komisionin zonal të njohur si KZAZ, por ka lënë zbuluar pjesën më të madhe të qendrave të votimit.

Sipas të dhënave, nga 74 qendra votimit, Basha kishte gjetur emra vetëm për 20 qendra.

Megjithëatë, këto vende mund të plotësohen deri të shtunën në mënyrë që qendrat e votimit të jenë të hapura në mëngjesin e së dielës.

Sfidë për Lulzim Bashën është se nuk mund të sjellë komisionerë nga Tirana, ata duhet të jenë banorë të bashkisë Kukës. Dega e shpëtoi Bashën nga pesha e garës duke deklaruar se nuk është gati të hyjë në zgjedhje. Por tani, brenda degës apo brenda demokratëve të Kukësit, Basha nuk shpëton nga përgjegjësia e plotësimit të komisionerëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!