Basha: Ky bashkim i jashtëzakonshëm është frika e Edi Ramës

schedule21:14 - 21 Qershor, 2019

schedule 21:14 - 21 Qershor, 2019

“E shoh këtë shesh si kurrë më parë nga Nënë Tereza te Skënderbeu, me pasardhësit e dy heronjve tanë: Rama ik”. Me këto fjalë e nisi fjalimin  tij para protestuesve të opozitës kreu demokrat Lulzim Basha.

“Një ditë e natë si kjo do mbahet mend në historinë tonë, bashkë kemi protestuar me dhjetra herë e qindra kundër padrejtësisë, krimit drogës, shkatërrimit të vlerave tona familjare, kombëtare, europiane. Shpesh na kanë përbuzur e mosbesuar. Sonte kjo merr fund njëherë  e mirë: Rama ik.

Del sot nga kraharori i çdo shqiptari si thirrja e kushtrimi i parë si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë, mafies, krimit, drogës, varfërisë, papunësisë. Ai ka një emër, është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria është njeriu që për pushtet e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj e fëmijëve tuaj.

Por ora e të vërtetës erdhi. 6 vite me radhë qëndruam, qëndruat dhe ja më në fund e gjithë bota pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, adimnistratën që e ka kthyer Shqipërinë në pronë parave të krimit, të drogës, mbajtjen me dhunë të pushtetit që nuk do ta pranojë kurrë: Rama ik

Rruga jonë është rruga drejtë Shqipërisë si gjithë Evropa.

Pupacëve të krimit në parlamentin e krimit u them sot se sa here ngrini kartonin në emër të krimit do bëhrni përgjegjëes moralisht, politikisht dhe ligjërisht

Ndizini dritat e shpresës për këtë bashkim të jashtëzakonshëm ta shohë gjithë bota: Rama ik

Ky oqean shprese e bashkim i jashtëzaknshëm është frika e Edi Ramës dhe shpresa e besimi i çdo shqiptari të ndershëm drejt ndryshimit që po vjen: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Zotohem para kombit, Evropës e Perëndimit se kjo betejë nuk do mbarojë me largimin e Ramës, po vetëm kur të kemi vendosur kushte për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi, nuk ka marrëveshje pa drejtësi, nuk ka paqe pa u ndëshkuar kriminelët e pa u vendosur drejtësia.

Ndryshimi nuk do jetë i thellë nëse nuk i japim fund Edi Ramës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!