Kryetari i PD Lulzim Basha takoi pasditen e të mërkurës, një përfaqësi të artistëve e intelektualëve që janë kundër prishjes së teatrit ekzistues. Pas takimit Basha tha se Partia Demokratike e konsideron ligjin për teatrin një akt korruptiv, ndërsa deputetët që do e votojnë të enjten në kuvend, do të trajtohen politikisht si terroristë.
Lulzim Basha, kryetar i PD: “Ligji Rama-Fusha është një ligj antikushtetues dhe duhet të rrëzohet nesër në Parlament. Do ti them sot çdo deputeti të Rilindjes që do të jetë në atë sallë se votimi i një ligji që i hap rrugë shkatërrimit të teatrit është i papranueshmë për PD. Është akt grushti shteti dhe vendos çdo deputet të Rilindjes në pozita të barabarta me terroristët. Të cilët në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve të vendit tjetërsojnë pronën publike, shkatërrojnë memorien historike, gllabërojnë vlerat kulturore, për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe të kriminelevëe që bashkëqeverisin me të. Nesër opozita do të mbajë një qëndrim të qartë e të prerë në varësi të ngjarjeve. Sonte secili prej kartonmbajtësve të Rilindjes në Kuvendin e Shqipërisë ka orët e fundit që të reflektojë. Që neser, çdokush ë ngren kartonin për të kaluar një ligj të tillë antikushtetues dhe për të shembur përmes terrorit shtetëror godinën e teatrit do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror.”/abcnews.al