Basha kujton revoltën e Spaçit

schedule22:23 - 21 Maj, 2018

schedule 22:23 - 21 Maj, 2018

Në 45-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit kreu i PD-së, Lulzim Basha, vlerëson se Shqipëria është në pikën më kritike të saj. Në reagimin e tij kushtuar përvjetorit së revoltës së Spaçit, Basha bën një paralelizim të dy kohëve, ku thekson se xhelatët e burgut famëkeq dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin, dhe sipas Bashës, po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve.

“Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin, nëse do të lejojnë pasardhësit e xhelatëve të Spaçit të na sundojnë nën fasadën e demokracisë apo do të ngrihemi të gjithë bashkë për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin!”, shkruan Basha në reagimin e tij në Facebook.

Sipas kreut demokrat, nuk ka një ditë më domethënëse se 45-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, të bashkohet në protestën e organizuar nga opozita të shtunën e 26 Majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!