Teksa sot shënohet 75-vjetori i Çlirimit të Tiranës, këtë ditë e ka kujtuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Kryedemokrati, ka zhvilluar homazhe përpara sheshit para Institutit të të Përndjekurve Politikë.
Nën tingujt e himnit kombëtar, Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit, ku ka vendosur edhe kurora me lule.
Ashtu sikurse ka ndodhur gjithnjë në ditë të veçanta historike liderët politikë në vend zhvillojnë homazhe të ndara.
Një orë pas Bashës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të qeverisë dhe PS kanë zhvilluar homazhe te “Ushtari i Panjohur”./abcnews.al