Kreu i PD-së, Lulzim Basha kujton 20 shkurtin 1991, ditën kur u rrëzua në Sheshin Skenderbej busti i diktatorit Enver Hoxha. Ai thotë se edhe pse kanë kaluar 29 vite, sot qëllimi madhor ka mbetur i njëjtë “Shqipëria si Europa”.
Statusi i plotë në facebook
20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira
/abcnews.al