“Basha kryetar i PD-së”, Celibashi: Dy arsye pse autorizimi nuk është i qartë

schedule11:36 - 9 Mars, 2023

schedule 11:36 - 9 Mars, 2023

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka bërë me dije se kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, pasi është i përcaktuar nga gjykata.

Për rrjedhojë PD e cila njihet nga KQZ është ajo të cilës Apeli i dha vulën. Kryetari i KQZ shton se autorizimi i dorëzuar nga Indrit Sefa që i përket PD zyrtare nuk është i plotë, duke përmendur dy arsye.

Një nga arsyet është se në autorizim nuk është përcaktuar pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit, por vetëm zgjedhjet e vitit 2023, me idenë se gjatë këtij viti mund të ketë edhe zgjedhje të tjera.

Po ashtu deklarata e Bashës është përgjegjësi e kryetarit, e duhet të nënshkruaj nga vetë ai, pasi si e tillë nuk mund të delegohet të dikush tjetër.

Në fund ai i dha kohë 48 orë PD së Bashës që të korrigjojë gabimet.

Sipas dokumeteve që ju keni paraqitur, në vlerësim tim kjo qartësi nuk është e plotë. Që të jetë e plotë dhe e qartë, do të thotë se nuk ka vend për një veprim të dytë. Autorizimit i mungon qartësia. Ka një mangësia në dokumente, me detyrimin dhe përgjegjësinë personale të kryetar të PD për të nënshkruar deklaratën.

Çdo kompetencë tjetër e kryetarit të partisë mund të delegohet për të tretët, për aq koha sa ligji nuk ka vendisur kufizime. Deklaratë e kryetarit të  partisë nuk është kompetencë, por është ëprgjegjësi, dhe si e tillë ajo nuk mund të delegohet. Për analogji po marr këtë shembull: Detyrimi i dikujt për të kryer shërbmin ushtark nuk mund të delegohet dhe duke qenë përgjegjësi, ajo është përgjegjësi tërësisht personale. Do t’u japë 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike,” tha ndër të tjera Celibashi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!