Basha: Kruja simbol i bashkimit

schedule16:38 - 5 Shkurt, 2019

schedule 16:38 - 5 Shkurt, 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha turin përgatitor për protestën e 16 shkurtit e vijoi me banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Lulzim Basha tha se situata e rëndë ekonomike, ka larguar nga vendi rreth 1/3 e krutanëve.

Turi i takimeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoj gjatë së martës me banorët e Krujës. Teksa Basha po dëgjonte nga afër problemet e banorëve, kishte dhe nga ata që i kërkuan atij që mos t’ja shtrinte dorën Ramës për ndonjë marrëveshje të mundshme.

Basha gjatë takimit me banorët e Krujës u bëri thirrje të bashkohen në protestën e 16 shkurtit, që të rrëzojnë qeverinë kriminale

“Bashkëbisedova me disa qytetarë e pronarë dyqanesh në Krujë. Gjendja është shumë e rëndë e vështirë. Nuk pashë një turist apo një blerës të trokasë në dyqan. Qëkur ka hipur në atë karrige ju ka marrë 2 mld euro taska më shumë, ky që do ulte taksat për 97%. Ai ka kthyer këto taksa mbrapsht në investime e shërbimë? Absolutisht jo? Përkundrazi ka bërë masakër mbi të pamundurit. Kruja hyn ndër qytetet me numrin më të madh të familjeve me ndihmë ekonomike, sepse këto para i ka vjedhur Rama dhe banda e tij e hajdutëve në qeveri dhe me oligarkët. Punësimi e mirëqenie a e shqiptarëve janë prioriteti nr 1 i PD. Nuk ka rrugë tjetër veç bashkimit, përballjes e popullit. Populli i bashkuar më 16 shkurt në Tiranë do zhbllokojë rrugën e krimit me Edi Ramën dhe do i hapë mundësinë dhe liritë çdo familje e çdo shqiptari të ndershme që nuk kërkon lëmoshë, por me djersën e ballit e dinjitet. Për këtë është ftesa. Ju mirëpres të gjithëve në 16 shkurt në Tiranë”.

Pas Krujës, Lulzim Basha vijoi takimet edhe me banorët e Fushë-Krujës, të cilëve u bëri thirrje t’I bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!