Basha komenton raportin e FMN: Të dhëna tronditëse për braktisjen e shqiptarëve nga Rama

schedule12:43 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:43 - 22 Tetor, 2020

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp ditën e sotme foli për të dhënat e publikuara për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas kreut të demokratëve, FMN ka publikuar të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama dhe se Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë.

 “FMN, të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama. FMN, Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë. FMN, Shqipëria e fundit në Europë për mbështetjen financiare për krizën shëndetësore e ekonomike. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk i përgjigjen njerëzve dhe halleve te tyre pas pandemisë.

Në projekt buxhetin e ri, 120 milion euro prapë për koncesionet, ky është një neri i cili deri në ditën e fundit të pushtetit ka për të grabitur shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është mesazhi i projekt buxhetit të vitit 2021. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat për ata që nuk mbajnë maskë, testimet vijojnë të mbeten më të uletat në Europë”,  tha Basha, ndërsa iu ilustroi gazetarëve edhe një grafik sesa para kanë dhënë vendet e tjera dhe sa ka dhënë qeveria shqiptare.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!