Kryedemokrati Lulzim Basha foli në lidhje me procesin e votimit të anëtarësisë për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Basha tha se kjo mënyrë të votuari është një risi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.
“Kam ushtruar të drejtën time si ënatar në një prpces që bëhet për gherë të parë në Shqipëri dhe rajo. Është vota e anëtarësisë që vendos për përfaqësuesit e PD.
Pjesëmarrja masive e demokratëve në këtë proces është procesi i qartë i pjekurisë dhe vendosmërisë tonë që të bëjmë realitet me sradhëve tona atë që do të bëjmë për të gjithë shqiptarët“, tha Basha.
Kryedemokrati u pyet edhe për të përjashtuarit nga vota e anëtarësisë, siç ishte për shembull ish-deputeti Klevis Balliu. Në lidhje me këtë, Basha tha se ky proces nuk nxjerr të përjashtuar, pasi të gjithë i përkasin PD-së.
“Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në njëmënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër“, tha Basha.
/abcnews.al