Basha: Koha për lojërat e Ramës po merr fund

schedule20:22 - 2 Qershor, 2019

schedule 20:22 - 2 Qershor, 2019

Gjatë fjalimit të tij në protestën e 7 kombëtare të opozitës, kryedemokrati Basha deklaroi se kryeministri Rama duhet të jepte llogari për hajdutërinë e tij, pasi u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve.

Sipas Bashës, koha e lojërave të kryeministrit Rama po merr fund.

Jeni mbledhur dhe keni derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri. Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin tju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të gjithë fëmijëve shqiptarë, në emër të gjithë shqiptarëve për këtë asamble të paparë dhe të dëgjuar të lirisë dhe demokracisë. Të mbledhur kaq të vendosur e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte u shkund për ta dëgjuar e gjithë bota: Rama ik!

Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, shqiptarëve të shtypur, shqiptarëve të dhunuar, është bashkimi i shqiptarëve të nëpërkëmbur, të mashtruar, të tradhtuar nga një bandë kriminale që kurrsesi nuk mund të jetë në krye të qeverisë.

Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve me banditët më famëkeq të Shqipërisë dhe Evropës. Sot duhet të jepte llogari për hajdutërinë e gjithë hajdutërive, vjedhjen e pushtetit që ju takon ju dhe që do ta merrni mbrapsht me çdo kusht.

“E di që jeni të zemëruar, e di që jeni të dhunuar. Vëllezër dhe motra, sot Edi Rama ka një dhe vetëm një propozim për ju: Ju vodhi votat në 2017-n dhe asnjë nuk mbajti përgjegjësi. Vodhi qindra milionë euro asnjë nuk mbajti përgjegjësi, askush nuk shkoi para drejtësisë. Theu këmbët e nënave që mbrojtën shtëpitë e tyre, asnjë politikan i korruptuar para drejtësisë. Tani i themi që nuk e pranojmë më padrejtësinë, nuk e pranojmë hajdutërinë. Rama ik. Përgjigja e tij është do ju vjedh 3 herë më shumë. A munden shqiptarët ta pranojnë këtë përgjigje? A mundet shqiptarët ta pranojnë skllavërinë e krimit? Ne do ta shporrim qeverinë e krimit.

Koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Pushteti i marrë me votat e krimit, pushteti i oligarkëve, pushteti i hajdutëve që ka njohur historia ka marrë fund në sytë e çdo shqiptari, por nuk ka marrë und politikisht akoma. Kjo është në dorën tuaj. 40 mln vodhi tek unaza dhe kur mbeti i pandëshkuar tani shkon të vjedhë 30 mln te Milot-Balldreni. Tani kriminelët politikanë që e ndihmuan do t;i bëjë kryetarë bashkie. Ky është propozimi i Ramës, më lini këtu ku jam dhe do ju vjedh më shumë, do ju nëpërkëmb më shumë. Unë e di se ky bashkim i madh zemrash e ka grisur me kohë propozimin e Ramës. Ndërsa ora numërohet mbrapsht ke vetëm një rrugë Edi Rama. Rama ik”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!