Basha: Kërkon të bëjë të gjithë partinë “non grata”, Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur

schedule16:46 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 16:46 - 13 Dhjetor, 2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta kundër Sali Berishës që u fut ditën e sotme në selinë blu. Ai tha se ish-kryeministri kërkon të rikthejë 1997.

Spektakël i shëmtuar i së kaluarës që demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa, shkaku dihet. Dje është mbledhur këshilli kombëtar i PD-së, që ju e keni mbuluar, me standard dhe transparencë, kemi bërë përpjekje për t’u shkëputur nga e kaluara e rrahjeve në salla dhe këshilla kombëtar që kanë qenë pjesa më e zezë e traditës së Sali Berishës si kryetar i PD-së që nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së pa e rrahur dhe pa i thyer dhëmbët apo pa e nxjerrë zvarrë nga mbledhjet. E sotmja është ndarja e plotë nga e kaluara e errët e Sali Berishës”.

“Berisha në kulmin e dëshpërimit që 11 Dhjetori nuk prodhoi asgjë, sot ndërmori një akt që i kujtoi cdo demokrati dhe shqiptari skena të harruara nga pjesa më e errët, nga një vit dhe kohë e mbrapshtë” tha më tej ai. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!